Ndarja e Granteve per OSHC-te e Shqiperise

22 Janar 2020

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, dhe partnerët në Koalicionin e organizatave të të drejtave të grave në Ballkanin Perëndimor përmes Fondit të Grave të Kosovës, kanë ndarë grante për organizatat e shoqërisë civile (OSHC), në vlerë prej 198,275 mijë euro. Këto grante janë pjesë e iniciativës “Promovimi i të Drejtave të Punës për Gratë”, e cila financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe bashkëfinancohet nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.

Nga 14 organizata përfituese të granteve, dy organizata të OSHC-ve janë nga Shqipëria, të cilat nënshkruan kontratat sot, më 22 janar: Rrjeti i Fuqizimit të Gruas, Tiranë, me iniciativën “Përparimi i të drejtave të grave në Punë përmes përmirësimit të qasjes në drejtësi” (20.000€); Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”, Tiranë, me iniciativën “Avokimi për përmirësimin e reagimit institucional ndaj diskriminimit me bazë gjinore në punë nëpërmjet ndarjes së praktikës në Bashkinë Lezhë dhe nëpërmjet krijimit e bashkëveprimit të Komitetit për mbrojtjen nga diskriminimi në punë” (10.000€); Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë, me iniciativën “Fuqizimi i grave dhe vajzave për të raportuar diskriminimin me bazë gjinore” (9.990€).

Për herë të parë, përmes Fondit të Grave të Kosovës, RrGK gjithashtu ndau grante për OSHC-të në rajon. Organizatat tjera që kanë përfituar grante në rajon janë:

Bosnje dhe Hercegovinë:

Fondacija Udružene žene (Fondacioni i Grave të Bashkuara), Banja Luka, me iniciativën “Përmirësimi i pozitës së grave në punësim dhe parandalimi i diskriminimit me bazë gjinore në Bosnje dhe Hercegovinë” (19.814€); Fondacija Academy for Women (Fondacioni Akademia për Gratë), Sarajevë, me iniciativën “Edhe kjo është diskriminim” (10.000€).

Kosovë

Instituti i Kosovës për Drejtësi në Prishtinë, me iniciativën “Përmirësimi i të drejtave të grave në punë” (19.950€), i cili do të ofrojë ndihmë juridike dhe do të monitorojë gjykatat; dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore në Prishtinë, me iniciativën “Parandalimi i diskriminimit të të gjitha formave në vendin e punës” (10.000€), e cila do të kontribuojë në vetëdijësimin dhe fuqizimin e grave për të raportuar diskriminimin.

Maqedonia Veriore:

Здружение Хелсиншки Комитет За Човекови Права На Република Македонија Скопјe (Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut), Shkup, me iniciativën ”Gratë punëtore bashkohen” (19.900€); Association Loud Textile worker (Shoqata e punonjësve të zhurmshëm të tekstilit), Shtip, me iniciativën “Promovimi i të drejtave të punëtorëve të tekstilit nga rajoni Lindor” (9.998€).

Serbi:

Viktimološko društvo Srbije (Shoqata e Viktimologjisë së Serbisë), Beograd, me iniciativën “Njihni diskriminimin gjinor, identifikoni shkeljet e ligjit të punës dhe punësimit! Reago!” (19.942€); A 11 – Inicijativa za ekonomska i socijalna prava, (Iniciativa për të drejtat ekonomike dhe sociale) Beograd, me iniciativën “Përmirësimi i praktikave institucionale në parandalimin e diskriminimit ndaj grave në tregun e punës në Serbi” (8.930€); ROZA Udruženje za radna prava žena (ROZA Shoqata për të drejtat e grave në punë), Zrenjanin, me iniciativën “Ajo që më pret në tregun e punës” (9.754€).

Mali i Zi:

Sindikat Medija Crne Gore (Sindikata e Mediave të Malit të Zi), Podgoricë, me iniciativën “Barazia përmes drejtësisë: Rastet e diskriminimit ndaj grave në lidhje me punën” (20.000€); Udruženje Mladih sa Hendikepom Crne Gore (Shoqata e të rinjëve hendikep), Podgoricë, me iniciativën “E fuqizuar, e punësuar, e përfshirë” (9.997€).

Hulumtimi i ndërmarrë nga anëtarët e Koalicionit, i realizuar në vitin 2018, konstatoi se diskriminimi me bazë gjinore në lidhje me punën është një çështje kyçe që pengon punësimin e grave, si dhe minon të drejtat e tyre në punë.

Të shqetësuar nga nivelet e ulëta të punësimit të grave dhe dëshmitë e diskriminimit ndaj grave në lidhje me punën, Koalicioni do të bashkëpunojë ngushtë me OSHC-të e tjera në rajon, përfshirë edhe përfituesit e lartëpërmendur të granteve, për të adresuar rekomandimet nga ky hulumtim.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj Iniciative të përbashkët është fuqizimi i organizatave të ndryshme të shoqërisë civile për të kërkuar llogaridhënie nga institucionet përkatëse për zbatimin e legjislacionit kundër diskriminimit në lidhje me të drejtat e grave në punë.

Organizatat përfituese të granteve janë përzgjedhur në mesin e gjithsej 70 aplikimeve nga Komisioni i Vlerësimit të Granteve i cili përbëhet nga anëtarët e Koalicionit, përfshirë: Rrjeti i Grave të Kosovës, Reactor – Research in Action nga Maqedonia Veriore, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim nga Shqipëria, Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka nga Bosnja dhe Hercegovina, Women’s Rights Centre nga Mali i Zi, dhe Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi.

Që nga viti 2012, Fondi i Grave të Kosovës ka ndarë 174 grante, duke përkrahur 99 organizata, me shumën prej 952,022€. Fondi ka pasur më shumë se 20,855 përfitues. Për më shumë informacion shikoni: https://womensnetwork.org/sq/fondi-i-grave-te-kosoves/

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list