Fuqizimi i Grave në Shqipëri për të siguruar Mundësi të Barabarta

Fuqizimi i grave në Shqipëri për shumë njerëz mund të jetë thjesht një slogan që përdoret shpesh në fushatat ndërgjegjësuese. Por në rastin e grave të Pukës, atyre që banojnë në Luf, një fshat i vogël me një natyrë mbresëlënëse në hyrje të këtij qyteti, ky nuk është thjesht një slogan. Po aq mbresëlënëse sa natyra e tij është edhe nisma e ndërmarrë nga "Aleanca Gjinore për Zhvillim" (GADC) për t’i fuqizuar gratë e këtij fshati. Organizata GADC është themeluar në vitin 1995 me misionin kryesor: fuqizimi i grave dhe mbrojtja e të drejtave të grave shqiptare. Në këtë kuadër, më 1 shkurt 2017, në bashkëpunim me organizatën sllovene "Forum për Zhvillim të Barabartë", filloi zbatimi i një projekti shumë sfidues, "Fuqizimi i Grave në Shqipëri për të Ofruar Mundësi të Barabarta".

Ka mjaft ide për nisma të ndryshme por duhen vlerësuar ato që sfidojnë vetveten dhe japin rezultate konkrete, ashtu si ky projekt. Ideja fillestare ishte ndërtimi i një ferme dhish, një fermë që do t’u vinte në ndihmë grave të fshatrave të Lufit. U bënë shumë përpjekje për të gjetur një fshat me kushtet më të mira dhe me gra që ishin të gatshme të bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka një ekspertizë solide në sondazhe, trajnime, kërkime, manuale, workshop-e, por ndërmarrja e një projekti kaq konkret ishte një sfidë shumë e veçantë e cila kërkoi shumë kohë, por sot, pas dy vitesh, mund të themi me krenari se është shndërruar në një punë vërtet të veçantë e produktive.

Sot, ferma nuk është më një nismë në letër por një realitet i prekshëm. Projekti është përqafuar nga të gjithë banorët e zonës që besojnë në një të nesërme më të mirë. Ky projekt nisi me jo më shumë se 10 dhi, ndërsa sot numëron 50 dhi gjithsej. Dikush mund të mendojë se ky nuk është një numër i madh, por për gratë banore të Lufit, të cilat marrin kujdes të vazhdueshëm dhe të përgjegjshëm dhe që vazhdojnë të kujdesen për mirëqenien e dhive, kjo është vërtet një gjë e madhe. Ky është një mesazh i qartë që vjen nga këto gra të cilat, përmes punës së tyre, vërtetuan se fuqizimi nuk është thjesht një slogan.

Gratë ishin objektivi kyesor i këtij projekti i cili nuk mund të realizohej pa përpjekjet e tyre. Qëllimi i kësaj nisme nuk ishte thjesht krijimi i kësaj ferme dhish, por shkonte më tej. Në punuam fort për të nxitur bashkëpunimin mes grave, i cili u arrit me sukses në këtë projekt.

Ky projekt do të jetë një shembull se si nismat e vogla, kur kanë mbështetjen e aktorëve të duhur, mund të sjellin ndryshimin e nevojshëm në shoqërinë shqiptare lidhur me fuqizimin e grave.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list