Thuaji JO Dhunës nga Partneri Intim në Adoleshencë

Kohëzgjatja: Prill – Shtator 2019

Donatori: Agjencia Austriake për Zhvillim 

Objektivi i përgjithshëm:

Të sfidojmë normat ekzistuese që pranojnë dhe legjitimizojnë dhunën ndaj vajzave e grave dhe t’i zhvendosim ndërveprimet midis djemve e vajzave drejt një respekti më të madh dhe trajtimi të barabartë.

Rezultatet e pritshme:

1. Të rinjtë i kuptojnë më mirë çështjet e lidhura me diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore.

2. Mësuesit dhe prindërit bashkëpunojnë më mirë mes tyre për të ndërmarrë veprime parandaluese.

3. Autoritetet publike kanë më shumë kapacitete për të adresuar dhunën nga partneri intim tek adoleshentët.

Përmbledhje: Dhuna me bazë gjinore është e përhapur në Shqipëri. Studime të kohëve dhe fundit dhe raportet e mediave flasin për prevalencën e lartë dhe ndërgjegjësimin ende të ulët të qytetarëve mbi këtë fenomen dhe se si ta luftojnë atë në mënyrë efektive. Ekspozimi ndaj dhunës në familje, toleranca ndaj sjelljes së dhunshme, përdorimi i substancave, zakonet dhe paragjykimet e dyfishojnë probabilitetin e përjetimit të dhunës në marrëdhënie intime në adoleshencë. Edhe më shqetësues është fakti që adoleshentet janë shumë pak të prirura t’i tregojnë dikujt nëse janë viktima të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale. Ato flasin rrallë me prindërit përgjithësisht, por edhe më rrallë për marrëdhëniet intime. Biseda të tilla vazhdojnë të mbeten tabu për shoqërinë shqiptare.

Për zbatimin e projektit janë organizuar këto aktivitete:

  • Krijimi i një baneri informues për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës mes adoleshentëve.
  • Takime konsultuese me punonjës të shkollave, psikologë, pika fokale gjinore në institucione të ndryshme, prindër dhe përfaqësues të senateve të shkollave.
  • Përgatitja e një videoje të shkurtër edukative që u shpërnda në platformat e mediave sociale, e cila shfaq sjellje pozitive me respekt reciprok midis djemve dhe vajzave dhe rrit ndërgjegjësimin mbi pasojat afatgjata të dhunës me bazë gjinore mes adoleshentëve.

Aktivitetet e organizuara deri tani:

Më 15 prill u organizua një drekë me drejtorët e shkollave të mesme “Ernest Koliqi”, “Partizani”, “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Ky event u përqendrua në zhvillimin e një diskutimi më të thellë lidhur me dhunën që ndeshet në shkolla, si dhe për rëndësinë e shpërndarjes së banerit informues në një fazë të mëvonshme.
Më 30.05.2019 në ambientet e Kinema Millennium në Tiranë, u organizua një diskutim publik për arsimin me pjesëmarrjen e 3 shkollave të mesme publike në Tiranë, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, dhe “Partizani”. Pjesë e këtij takimi ishin 253 studentë.
Janë organizuar disa diskutime publike në Bashkinë Elbasan gjatë majit, në ambientet e shkollave të mesme “Ahmet Dakli”, “Iliria” dhe “Rahman”. Të pranishëm në këto takime ishin 200 studentë.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list