Të Drejtat e Grave në Tregun e Punës

Titulli i projektit: “Sigurimi i kushteve të denja të punës për gratë punëtore në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri"

Kohëzgjatja:  Janar 2019- Dhjetor 2019

Donatori: Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Shqipëri

Objektivi kryesor: Sigurimi i kushteve të denja të punës për gratë punëtore në industrinë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve dhe promovimi i respektimit të standardeve ndërkombëtare të punës në industrinë e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri.

Përmbledhje: Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) me mbështetjen e Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Shqipëri, ka zbatuar projektin: “Sigurimi i kushteve të denja të punës për gratë punëtore në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri". Qëllimi i këtij projekti është të analizojë situatën e grave që punojnë në sektorin e tekstileve dhe këpucëve si dhe të sjellë ndryshim pozitiv për kushtet e tyre të punës dhe jo vetëm.

Në kuadër të projektit janë zhvilluar aktivitetet e mëposhtme:

  • Janë organizuar takime konsultuese mes GADC-së dhe sindikatave për të diskutuar mbi situatën e grave punonjëse në industrinë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.
  • Është krijuar një platformë advokimi për bashkëpunim midis GADC-së dhe sindikatave, si dhe aktorëve të tjerë socialë.
  • Është organizuar një aktivitet i përbashkët me GADC, Komisionerin kundër diskriminimit, sindikatat, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor në Shqipëri.
  • Është krijuar një mekanizëm raportimi anonim për punëtoret dhe është shpërndarë përmes fletëpalosjeve informacioni për numrin e gjelbër të GADC, 08001818.
  • Fushatë ndërgjegjësuese me gratë që punojnë në këtë sektor.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list