Albana Konçi - Koordinatore Projektesh

Albana Konçi ka kryer studimet e larta në Fakulutetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, në degën e Anglishtes. Ajo zotëron diplomë Bachelor dhe atë Master në “Përkthim Interpretim dega Anglisht”. Prej 8 vitesh ajo ka shërbyer si pedagoge e jashtme në Departamentin e Anglishtes.

Prej 4 vitesh ajo është pjesë e skuadrës së Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) ku shërben si koordinatore projekti. Albana ka ndërtuar një eksperiencë të gjerë bazuar në projekte të ndryshme që ka koordinuar. Eksperienca e marrë pranë Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, pjesëmarja aktive nëpër trajnime të ndryshme kanë lëvruar tek ajo një sens të fortë komunikimi si dhe lehtësi në të punuarit në një mjedis të pasur e shumëkulturor.

Si koordinatore projektesh ajo është përgjegjëse për:

  • Zbatimin dhe monitorimin e planeve të projekteve, aktivitetet e parashikuara, buxhetet dhe shpenzimet.
  • Organizimin, marrjen pjesë në takimet e palëve të interesit.
  • Përgatitjen e materialeve të nevojshme prezantuese për takimet.
  • Përgatitjen e raporteve për donatorët.
  • Respektimin e përmbushjes së afateve të projektit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list