Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Shqipëri

Titulli i projektit: “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Shqipëri” (AGORA)

Kohëzgjatja e projektit: 15 janar 2024 - 15 janar 2027 

Donatori: Bashkimi Evropian

Aplikuesi kryesor: Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC)

Bashkë-aplikuesit: Together for life (TfL) dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)

Objektivi i Projektit: Objektivi kryesor i projektit është të fuqizojë organizata të ndryshme të shoqërisë civile që punojnë për çështjet e grave (Women’s Civil Society Organizations - WCSOs) dhe grupet grassroots (Romë dhe LGBTQI+) në Shqipëri për të monitoruar dhe mbajtur përgjegjëse në mënyrë efektive institucionet përkatëse për zbatimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore (BGj & DhBGj).

Bashkitë e synuara: Tiranë, Korçë, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan.

Impakti: Arritja e shërbimeve cilësore të mbrojtjes shoqërore/shëndetësore për të mbijetuarat e dhunës në përputhje me kuadrin ligjor dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Rezultati: Gratë dhe vajzat, duke përfshirë ato që vijnë nga grupe të margjinalizuara, kanë akses në shërbime cilësore shëndetësore dhe mbrojtje sociale nga dhuna me bazë gjinore.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list