Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave

Titulli i projektit: Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave, me fokus të veçantë tek gratë punonjëse në sektorin e veshjeve. 

Kohëzgjatja e projektit: Janar - Dhjetor 2023

Donatori: Olof Palme International Center 

Objektivi kryesor: Përmirësimi i kushteve të punës përmes fuqizimit dhe mbrojtjes së të drejtave në punë të grave punonjëse në sektorin e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri.

Objektivat Specifike:

OS1. Forcimi i reputacionit të GADC-së dhe zgjerimi i ndihmës ligjore falas të ofruar për gratë që punojnë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

OS2. Fuqizimi i grave që punojnë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri përmes ngritjes së kapaciteteve dhe veprimeve advokuese në mbarë Shqipërinë.

OS3. Forcimi i marrëdhënieve midis GADC-së dhe aktorëve të tjerë si Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, Inspektorati i Punës, Sindikatat, Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list