Nxitja e Llogaridhënies Politike në Qeverisjen Vendore

Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2022 - Qershor 2024

Donatori: National Endowment for Democracy  

Objektivi i përgjithshëm: Rrjeti POP monitoron proceset e vendimmarrjes dhe merr një rol aktiv në avokimin dhe ndikimin në debatin e politikave dhe axhendën politike për interesin e qytetareve.

Objektivat specifike:

OS1: Fuqizimi dhe forcimi i rrjetit POP dhe anëtarëve të tij për të advokuar për të drejtat e publikut dhe prioritetet e qytetarëve, në proceset e qeverisjes vendore. 
OS2: Monitorimi i zbatimit të plotë të Kontratave Sociale të firmosura në 2019.
OS3: Forcimi i zërit të qytetarëve në takime konsultuese.
OS4: Monitorimi i fushatës së Zgjedhjeve Vendore të kandidatëve për kryetar bashkie në 2023, firmosja e Kontrave Sociale të reja.

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) në Tiranë po udhëheq zhvillimin e projektit.

Anëtarët e Rrjetit POP
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Tiranë 
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC), Durrës
Qendra Rinore e Vlorës
Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI), Kamëz
Qendra Rinore “Epoka e Re”, Fier
Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH), Shkodër
Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci”, Pukë
Qendra për Progres Rinor (CYP), Kukës
Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS), Pogradec
Tjetër Vizion, Elbasan
Hapa të Lehtë, Vau i Dejës 
Gruaja në Zhvillim, Korçë

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list