Hartëzimi Social në Bashkinë Elbasan për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara

Titulli i projektit: Realizimi i hartëzimit social LNOB dhe politikëbërjes së bazuar në evidenca në Bashkinë Elbasan dhe me fokus në Shërbimet e Qendrave Ditore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara. 

Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2023 – Maj 2024

Donatori: Shoqata për Autonomi Vendore në Shqipëri

Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në drejtim të përfshirjes sociale të grupeve të disavantazhuara, duke përmirësuar cilësinë e jetës si dhe nxitur kohezionin social në nivel vendor duke promovuar lokalizimin e Agjendës 2030 dhe objektivave të saj, në veçanti parimit Leave no One Behind – LNOB (Askush të Mos Mbetet Pas) në nivelin e bashkisë.

Objektivat specifike: 

  • Të kontribuojë për përmirësimin e hartimit të politikave vendore të mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme në harmonizim me planet kombëtare të zhvillimit
  • Të mbështesë Bashkinë Elbasan në zbatimin e metodologjisë së hartëzimit social LNOB në koordinim me stafin e qeverisë vendore. Kjo metodologji shtjellohet në kursin e-Learning të NALAS, “LNOB Social Mapping and Evidence-based Policy Making” (Hartëzimi Social LNOB dhe Politikëbërja e Bazuar në Evidenca).
  • Të mbështesë Bashkinë Elbasan në zhvillimin e rekomandimeve të politikave bazuar në gjetjet e hartëzimit social dhe në përputhje me OZHQ-të prioritare dhe synimet përkatëse.
  • Të mbështesë Bashkinë Elbasan në integrimin e rekomandimeve të politikave brenda programit përkatës të mbrojtjes sociale.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list