Projekte
Rritja e Punësueshmërisë përmes Mentorimit Social në Shqipëri
Titulli i projektit: Rritja e Punësueshmërisë përmes Mentorimit Social në Shqipëri
Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2023 - Korrik 2024
Donatori: GIZ - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit
Objektivi: Aftësitë personale dhe profesionale për të gjetur punësim të individëve (të mentoruarve) që e kanë të vështirë të punësohen, të forcohen përmes udhëzimit dhe këshillimit nga mentorët socialë.
Nën-objektivi 1: Forcimi i kapaciteteve të GADC-së dhe 10 mentorëve të përzgjedhur për mentorimin social.
Nën-objektivi 2: Persona të papunësuar nga grupe të margjinalizuara të kenë përmirësuar punësueshmërinë e tyre.
“Mentorimi Social” është një metodologji që trajnon profesionistë (p.sh., punonjës socialë dhe psikologë) për të punuar me persona të përjashtuar nga tregu i punës dhe për t’i mentoruar ata në një proces afatgjatë të gjetjes dhe fillimit të një pune, duke forcuar vetëbesimin dhe aftësitë e buta të tyre dhe duke i ndihmuar në kapërcimin e pengesave administrative. Kjo metodologji ka rezultuar tashmë e suksesshme për integrimin në punësim të personave të disavantazhuar në Maqedoninë e Veriut, është pilotuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe tani është nevoja që të përhapet në mënyrë sistematike në nivel kombëtar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri kjo metodologji po zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.