Të lëmë pas të shkuarën: Forcimi i rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm përmes mbështetjes dhe edukimit

“Të lëmë pas të shkuarën: Forcimi i rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm përmes mbështetjes dhe edukimit” është një ndërhyrje tre-vjeçare që synon të rikthyerit nga zonat e konfliktit, me qëllimin për t’i rehabilituar dhe riintegruar me sukses në Shqipëri.

Ky program financohet nga GCERF dhe zbatohet nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, e cila drejton një konsorcium kombëtar të OJF-ve në bashkëpunim me IRCA, GADC, Komitetin e Helsinkit dhe IAS.

Objektivi i përgjithshëm: Synimi i programit është të ndryshojë pikëpamjet dhe sjelljet e dhunshme ekstremiste të luftëtarëve terroristë të rikthyer nga jashtë vendit dhe familjeve të tyre, përmes shkëputjes dhe deradikalizimit, duke ofruar një strukturë gjithëpërfshirëse mbështetjeje për të mundësuar riintegrimin në shoqëri dhe ndërtimin e narrativave alternative.

Grupet e synuara:
Burrat, gratë dhe fëmijët që janë rikthyer nga Siria dhe Iraku.
Familjarët e luftëtarëve terroristë të rikthyer nga jashtë (RFTF).

Ky program synon bashkitë që vijojnë: Cërrik, Bulqizë, Librazhd, Elbasan, Pogradec, Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Këto bashki janë përzgjedhur sepse: 1) shumica e RFTF-ve janë të përqendruar në këto bashki dhe 2) studimet kanë treguar një nivel më të lartë të tensioneve fetare ku është fokusuar kryesisht puna për deradikalizimin nga aktorë të ndryshëm.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list