Projekte
Rrjeti i Monitorimit të Buxhetimit Gjinor - Faza II
Titulli i projektit: Forcimi i Transparencës dhe Llogaridhënies për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi (Rrjeti i Monitorimit të Buxhetimit Gjinor, Faza II)
Kohëzgjatja e projektit: Nëntor 2022 - Tetor 2026
Donatori: Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar
Qëllimi i projektit: Të përmirësojë angazhimet publike për veprime klimatike të përgjigjshme gjinore dhe të rrisë financimin e disponueshëm për të zbatuar veprime klimatike të përgjigjshme gjinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë.
Rezultatet:
- Forcimi i vizibilitetit dhe njohjes ndërkombëtare të Rrjetit të Monitorimit të Buxhetimit Gjinor;
- Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të përdorur mjetet e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor në monitorimin e politikave dhe financimeve për ndryshimet klimatike;
- Përmirësimi i pjesëmarrjes së OSHC-ve në proceset e politikave dhe buxhetimit duke përdorur monitorimin e buxhetimit gjinor;
- Disponimi i mjeteve për rritje të llogaridhënies nga qeveria, veçanërisht në përgjigjen ndaj vështirësive, financimit për ndryshimet klimatike dhe përgjigjshmërinë gjinore të kuadrit të politikave për ndryshimet klimatike.
Partnerët implementues:
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim;
- Centre for Research and Policy Making;
- Center for Civil Society Promotion;
- Rrjeti i Grave të Kosovës;
- Women Action;
- Gender Knowledge Hub;
- Keystone Moldova.