Analiza e Zinxhirit të Vlerave me Perspektivë Gjinore në nën-sektorin e Vajit të Ullirit

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në kuadër të projektit: "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit", mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit, prezanton analizën e zinxhirit të vlerave të biznesit me perspektivë gjinore në nën-sektorin e vajit të ullirit.

Kjo analizë trajton sfidat dhe mundësitë e përfshirjes së grave në zinxhirin e vlerave me perspektivë gjinore të prodhimit të vajit të ullirit në Tiranë. Analiza hedh dritë mbi karakteristikat unike të nën-sektorit të vajit të ullirit në Shqipëri, i karakterizuar nga bujqësia për mbijetesë, të ardhura të ulëta dhe informalitet i lartë, dhe identifikon kufizimet që lidhen me ofruesit e shërbimeve. Kjo analizë është e vlefshme për përmirësimin e pozicioneve të grave brenda zinxhirëve të vlerave të vajit të ullirit dhe promovimin e analizave të zinxhirit të vlerave me perspektivë gjinore në Shqipëri, duke marrë parasysh ndikimin e rëndësishëm të nën-sektorit në ekonominë e vendit.

Projekti "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit" i dedikohet fuqizimit të grave sipërmarrëse në Tiranë.

Qëllimi i projektit është fuqizimi i grave, reduktimi i pasigurive me të cilat gratë përballen duke kryer një analizë gjinore të zinxhirit të vlerave të biznesit në disa sektorë, dhe fuqizimi i grave sipërmarrëse për të marrë role më aktive në ekonomi.

Seminari do të mbahet në datë 01 Nëntor 2023 ora 10:00 tek DESTIL Creative Hub Albania, Blvd “Zogu i Parë”.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në adresën e email: [email protected]

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list