Analiza e Zinxhirit të Vlerave me Perspektivë Gjinore në nën-sektorin e Artizanatit

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në kuadër të projektit: "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit", mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit, prezanton analizën e zinxhirit të vlerave të biznesit me perspektivë gjinore në nën-sektorin e artizanatit.

Nën-sektori i artizanatit ndikon ndjeshëm në ekonominë e Shqipërisë, duke ofruar të ardhura, punësim dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Kjo analizë me perspektivë gjinore synon të kuptojë nën-sektorin e artizanatit të Tiranës, të vlerësojë pjesëmarrjen e grave, të zbulojë rolet e bizneseve mikro dhe të vogla, veçanërisht të grave artizane dhe të hartojë zinxhirët e vlerave. Seminari shqyrton këto gjetje në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Projekti "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit" i dedikohet fuqizimit të grave sipërmarrëse në Tiranë.

Qëllimi i projektit është fuqizimi i grave, reduktimi i pasigurive me të cilat gratë përballen duke kryer një analizë gjinore të zinxhirit të vlerave të biznesit në disa sektorë, dhe fuqizimi i grave sipërmarrëse për të marrë role më aktive në ekonomi.

Seminari do të mbahet në datë 31 Tetor 2023 ora 09:45 tek Kalaja e Tiranës.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në adresën e email: [email protected]

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list