“Zhvillimi i një kulture të të dhuruarit në Shqipëri” - Ajo Tregon!

Titulli i projektit: “Zhvillimi i një kulture të të dhuruarit në Shqipëri”

Kohëzgjatja e projektit: Maj 2020 – Janar 2021

Donatori: Balkan Trust for Democracy

Qëllimi kryesor: Mbështetja për krijimin e një platforme dhe një kulture të të dhuruarit nga shqiptarë me stabilitet të mirë financiar për gratë në vështirësi dhe të margjinalizuara të cilat kanë një situatë financiare të brishtë dhe të pasigurt në familjet e tyre.

Përmbledhje: Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, ka zbatuar projektin: “Zhvillimi i një kulture të të dhuruarit në Shqipëri”. Synimi i këtij projekti është të krijojë një urë midis grave dhe burrave që kanë të ardhura të mira në mënyrë që të mund të ndihmojnë gratë dhe vajzat nga familje të varfra dhe grupe të margjinalizuara.

Në kuadër të projektit po realizohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Krijimi i një platforme online – faqe në Facebook dhe Instagram për projektin
  • Zhvillimi i historive të 15 grave në nevojë nga shtresa të ndryshme të popullsisë së varfër, të cilat mbetën pa punë për shkak të situatës së COVID-19.
  • Kemi kontaktuar dhe u kemi kërkuar mbështetje grave dhe burrave me një situatë ekonomike të mirë dhe të qëndrueshme.
  • Kemi lidhur përmes platformave online si Skype apo Zoom një grua në nevojë me një person që dëshiron të ndihmojë.
  • Krijimi i historive dhe promovimi i rasteve në media sociale me lejen e palëve.
  • Krijimi i 4 videove nga historitë e suksesit të projektit dhe promovimi i tyre.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list