POP 2023 - Përballja e Ofertave Politike

Kohëzgjatja e projektit: Janar - Dhjetor 2023

Donatori: Olof Palme International Center, me fonde nga Ambasada Suedeze në Shqipëri 

Qëllimi i projektit: Rrjeti POP monitoron në mënyrë aktive proceset vendimmarrëse dhe luan rol ndikues duke advokuar për interesat e grupeve të qytetarëve dhe duke formësuar debatin politik dhe agjendën politike.

Objektivat Specifikë:

OS1. POP ka forcuar kompetencat dhe legjitimitetin e vet për të monitoruar dhe influencuar proceset vendimmarrëse dhe agjendat politike, duke zhvilluar gjithashtu skenarë daljeje nga OPC për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të rrjetit POP.

OS2. Zëri dhe vullneti veprues i qytetarëve është amplifikuar dhe ata janë organizuar në grupe për ta ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe për të ndikuar në agjendat politike vendore.

OS3. Drejtuesit vendorë i përfshijnë në mënyrë aktive grupet dhe organizatat e shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe buxhetimit, duke forcuar gjithashtu platformat e komunikimit dhe bashkëpunimit me këto grupe.

OS4. Në kuadrin e zgjedhjeve vendore 2023, janë firmosur Kontratat Sociale gjatë një forumi publik dhe drejtuesit vendorë mbajnë një dialog të vazhdueshëm me qytetarët lidhur me zbatimin e angazhimeve të ndërmarra.

Zhvillimi i projektit udhëhiqet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në Tiranë.

Anëtarët e Rrjetit POP: 

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë 
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC), Durrës
Qendra Rinore e Vlorës
Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI), Kamëz
Qendra Rinore “Epoka e Re”, Fier
Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH), Shkodër
Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci”, Pukë
Qendra për Progres Rinor (CYP), Kukës
Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS), Pogradec
Tjetër Vizion, Elbasan
Hapa të Lehtë, Vau i Dejës 
Gruaja në Zhvillim, Korçë

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list