Krijimi i Aleancave Lokale Feministe Mjedisore

Titulli i projektit: Krijimi i Aleancave Lokale Feministe Mjedisore

Kohëzgjatja: Janar - Dhjetor 2022

Donatori: Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar

Qëllimi i projektit është të mbështesë OSHC-të lokale të grave për të rritur kapacitetet e tyre në çështjet e gjinisë dhe mjedisit duke përdorur një “qasje të të mësuarit duke vepruar” dhe të adresojë në mënyrë të efektshme problemet mjedisore nga perspektiva gjinore.

Qëllimet specifike:

  • Krijimi i Aleancave Lokale Feministe Mjedisore në tre bashki të synuara, të cilat të advokojnë për veprim mjedisor, sidomos lidhur me menaxhimin e mbetjeve në komunitetet e tyre.
  • Rritja e ndërgjegjësimit për rolin e rëndësishëm që mund të luajnë gratë në nxitjen e veprimeve mjedisore.
  • Arritja e ndryshimeve në politika dhe ligje në nivel vendor dhe qendror për menaxhim më të mirë të mbetjeve, duke ulur ndotjen dhe nxitur riciklimin.
  • Rritja e ndërgjegjësimit tek popullsia e përgjithshme mbi nevojën për të marrë masa për mbrojtjen e mjedisit duke theksuar zërat e grave.

Projekti “Krijimi i Aleancave Lokale Feministe Mjedisore”, i zbatuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, është mbështetur nga Reactor - Research in Action dhe partnerët e tyre përmes Aksionit "Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Procesit të Anëtarësimit në BE". Ky Aksion financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

Përmbajtja e këtij postimi është përgjegjësi vetëm e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list