POP 2022 – Kontrata Sociale si mjet efektiv për pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen në nivel vendor

Titulli i projektit: Kontrata Sociale si mjet efektiv për pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje në nivel vendor dhe transparencën. 

Kohëzgjatja: Janar 2022 - Dhjetor 2022

Donatori: Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Shqipëri 

Qëllimi i përgjithshëm i POP 2022: Fuqizimi i OSHC-ve për t’i mbajtur në mënyrë efektive përgjegjëse bashkitë për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale që lidhen me aksesin dhe angazhimin e qytetarëve në pushtetin vendor.

Objektivat specifikë të POP 2022:
OS1: Rritja e organizatave anëtare të POP, ndikimi me qytetarët dhe zyrtarët lokalë, në bashkitë e synuara.
OS2: Zhvillimi i Planit Strategjik 2021 – 2025 për veprime të qëndrueshme të Rrjetit POP në të ardhmen.
OS3: Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet anëtarëve të rrjetit POP, qytetarëve, bizneseve dhe medias
OS4: Monitorimi, raportimi dhe mbajtja përgjegjës e drejtuesve në nivel lokal për të plotësuar prioritetet e Kontratës Sociale të përgatitur nga anëtarët e POP në secilën bashki.
OS5: Forcimi i rrjetit rajonal me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti po zhvillohet nën udhëheqjen e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në Tiranë. 

Anëtarët e Rrjetit POP: 

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë 
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC), Durrës
Qendra Rinore e Vlorës
Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI), Kamëz
Qendra Rinore “Epoka e Re”, Fier
Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH), Shkodër
Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci”, Pukë
Qendra për Progres Rinor (CYP), Kukës
Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS), Pogradec
Tjetër Vizion, Elbasan
Hapa të Lehtë, Vau i Dejës 
Gruaja në Zhvillim, Korçë

Ju lutem ndiqni https://popnetwork.al/ për më shumë detaje.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list