Fuqizimi i grave që punojnë në industrinë e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri

Titulli i projektit: “Përmirësimi i kushteve të punës në sektorin e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri dhe fuqizimi i grave që punojnë në këtë sektor"

Kohëzgjatja: Janar 2022 - Dhjetor 2022

Donatori: Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Shqipëri

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim synon të sjellë ndyshime në këtë sektor duke advokuar dhe lobuar që të sigurohen kushte të denja pune për gratë punëtore në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri duke e mbajtur Qeverinë përgjegjëse për zbatimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, projekti ynë synon të reduktojë abuzimet në punë, të fuqizojë gratë që punojnë në këtë sektor dhe t’i mbajë përgjegjëse institucionet shtetërore që të ushtrojnë kontrollin e nevojshëm mbi subjektet e dyshuara të cilat nuk i zbatojnë standarded e duhura të punës. Përfaqësimi i grave në gjyq dhe ndjekja e çdo hapi të procesit. Sa më shumë raste të kemi, sa më shumë vendime gjykate të ketë në favor të punonjëseve gra, aq më të larta janë shanset për të vendosur një precedent për këto shkelje, duke i nxitur gratë që ta ngrenë zërin dhe të fitojnë gradualisht besimin e sistemit si dhe aktorëve të tjerë si Inspektorati i Punës.

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë kushtet e punës në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri dhe të fuqizojë gratë që punojnë në këtë sektor.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list