Tërmeti dhe rimëkëmbja

Titulli i projektit: Forcimi i kapaciteteve të qeverive vendore dhe monitorimi i veprimeve të tyre dhe ndihmës ndërkombëtare për rimëkëmbjen e familjeve pas tërmetit.

Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj / 1.04.2020-31.03.2021

Projekti do të zbatohet me fondet e Ambasadës së Suedisë në Shqipëri përmes AWEN.

Mbulimi gjeografik: 

1. Njësia administrative Sukth: qyteti Sukth dhe fshatrat: Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull dhe Hidrovori

2. Njësia administrative Katundi i Ri dhe fshatrat: Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik

Grupet e synuara dhe përfituesit: Gra dhe fëmijë nga grupe të ndryshme, minoritete, të veja, të divorcuara, me ndihmë ekonomike dhe gratë në përgjithësi; Familje; Stafi i njësive të vetëqeverisjes vendore

Qëllimi i projektit: Tre njësi administrative të kenë një sistem të konsoliduar për të identifikuar dhe gjurmuar ndryshimet në statusin e familjeve të prekura nga tërmeti, nevojat e paadresuara të grave dhe fëmijëve dhe t’i hartëzojnë këto nevoja dhe ndihmën e ofruar. 

Objektivat e projektit:

  • Ngritja e kapaciteteve të stafeve lokale të njësive administrative për të ndjekur familjet, gratë dhe vajzat e prekura nga tërmeti sipas nevojave të tyre.
  • Ndërtimi i një baze të dhënash me të gjitha familjet e prekura nga tërmeti, me dosje më vete për gratë nga shtresa të ndryshme shoqërore.
  • Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të monitoruar situatën me një bazë të dhënash të mirë-zhvilluar.
  • Monitorimi i zbatimit të Planit të Rindërtimit/Ndihmës Ndërkombëtare, vetëm në zonat e prekura të përzgjedhura.
  • Përcaktimi i rezultateve të pritshme të ndërhyrjes sipas objektivave

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list