Rritja e qasjes së grave në punësim

Donatori: Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, Kosovë, me fonde të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë

Objektivi i përgjithshëm: Rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri përmes advokacisë së targetuar për luftimin e diskriminimit gjinor, promovimin e punëve të denja, dhe zbatimin e strategjive kombëtare miqësore në aspektin gjinor, të cilat përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.

Objektivat specifikë:

Rritja e ndikimit të OSHC-ve në politikëbërje për sa i përket pozicionit të grave në tregun e punës dhe zbatimit të parimeve të agjendës së punës së denjë.
Rritja e kapaciteteve të agjentëve të komunitetit për të mundësuar një mjedis që promovon fuqizimin ekonomik të grave dhe punë të denja.
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e tregjeve përfshirëse të punës.

Përmbledhje e dy viteve të para të zbatimit:

Tregjet e punës në Shqipëri karakterizohen nga papunësi dhe norma të larta mosaktivizimi, si dhe mungesa e zbatimit të parimeve të punës së denjë. Adresimi i pabarazive midis burrave dhe grave lejon vendosjen e një rendi shoqëror në të cilin gratë dhe burrat ndajnë të njëjtat mundësi. Projekti synon të adresojë diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të ekzistojë në Kosovë dhe Shqipëri – një problem që po pengon aktivizimin e grave në tregun e punës.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list