POP 2021 – Kontrata Sociale si mjet për forcimin e marrëdhënieve shtet-shoqëri

Titulli i projektit: Kontrata Sociale si mjet për forcimin e marrëdhënieve shtet-shoqëri.

Kohëzgjatja: Janar 2021- Dhjetor 2021

Donatori: Olof Palme International Center, me fonde të Ambasadës Suedeze në Shqipëri dhe National Endowment for Democracy 

Qëllimi i përgjithshëm i POP 2021: Forcimi i OSHC-ve për të monitoruar dhe advokuar në bashkitë e tyre për zbatimin e kuadrit ligjor dhe përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale.

Objektivat specifikë të POP 2021:

OS1: Të forcohet rrjeti POP duke u zgjeruar me organizata të tjera që mbulojnë bashki të tjera; të bëhet rrjeti POP më i dukshëm.
OS2: Të forcohet marrëdhënia midis POP, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë në shoqëri.
OS3: Të monitorohen, raportohen dhe të mbahen përgjegjës drejtuesit në nivel vendor për përmbushjen e kontratës sociale të përgatitur nga anëtarët e POP në secilën bashki.

Projekti po zhvillohet nën udhëheqjen e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në Tiranë. 

Anëtarët e Rrjetit POP: 

  • Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë 
  • Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC), Durrës
  • Qendra Rinore e Vlorës
  • Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI), Kamëz
  • Qendra Rinore “Epoka e Re”, Fier
  • Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH), Shkodër
  • Qendra “Lëvizja Rinore për Demokraci”, Pukë
  • Qendra për Progres Rinor (CYP), Kukës
  • Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS), Pogradec
  • Tjetër Vizion, Elbasan
  • Hapa të Lehtë, Vau i Dejës 
  • Gruaja në Zhvillim, Korçë

Ju lutem ndiqni https://popnetwork.al/ për më shumë detaje.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list