Tryezë diskutimi Vlorë – Zbatimi i objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020

23 Dhjetor 2020

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), Gjetjet dhe sfidat në zbatimin e objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020”.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të monitorimit të MKR në bashkinë Vlorë, sfidave dhe rekomandimeve të secilit prej anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor në menaxhimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje.

Referuar periudhës janar - nëntor 2020, nga Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të Rasteve të Dhunës në Bashkinë Vlorë janë zbatuar sa më poshtë:

· 1 mbledhje e Komitetit Drejtues

· 8 mbledhje të MKR;

· Nënshkrimi i Protokollit të Ri për trajtimin e rasteve të dhunës në familje;

· Rishikim dhe rinënshkrim i Marrëveshjes së MKR-së

· 20 grupe aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe ngritje kapacitetesh përgjatë vitit dhe fushata kombëtare kundër dhunës;

· Rreth 250 raste të dhunës në familje janë trajtuar nga MKR

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Ofrimi i ekspertizës teknike qeverisë dhe OSHC-ve për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UN Women.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list