Tryezë diskutimi Korçë – Zbatimi i objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020

Dhjetor 2020

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me Bashkinë Korçë organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), Gjetjet dhe sfidat në zbatimin e objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020”.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të monitorimit të MKR në bashkinë Korçë, sfidave dhe rekomandimeve të secilit prej anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor në menaxhimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje.

Referuar periudhës janar - nëntor 2020, nga Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të Rasteve të Dhunës në Bashkinë Korçë janë zbatuar sa më poshtë:

· 5 mbledhje të MKR;

· 2 projekte janë zbatuar nga Bashkia Korçë në 2020, të financuara nga buxheti i vet, për të ndihmuar në rastet e dhunës në familje dhe për ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me këtë fenomen;

· 7 grupe aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe ngritje kapacitetesh përgjatë vitit dhe fushata kombëtare kundër dhunës;

· 87 janë rastet e dhunës në familje të trajtuara nga MKR

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Ofrimi i ekspertizës teknike qeverisë dhe OSHC-ve për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UN Women.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list