Tryezë diskutimi Pogradec – Zbatimi i objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020

Dhjetor 2020

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), Gjetjet dhe sfidat në zbatimin e objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020”.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të monitorimit të MKR në bashkinë Pogradec, sfidave dhe rekomandimeve të secilit prej anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinor në menaxhimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje.

Referuar periudhës janar - nëntor 2020, nga Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të Rasteve të Dhunës në Bashkinë Pogradec janë zbatuar sa më poshtë:

· 9 mbledhje të MKR;

· 17 grupe aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe ngritje kapacitetesh përgjatë vitit dhe fushata kombëtare kundër dhunës;

· 27 janë raste të dhunës në familje të trajtuara nga MKR;

· Në maj 2020, Kryetari i Bashkisë Z. Xhakolli nënshkroi Kartën Evropiane për Barazinë Gjinore. Nënshkrimi i kësaj karte është një hap i rëndësishëm në angazhimin që Bashkia Pogradec do të ndërmarrë në fushën e Barazisë Gjinore në nivel vendor për vitet e ardhshme.

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Ofrimi i ekspertizës teknike qeverisë dhe OSHC-ve për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara "Për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave", financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list