Prezantimi i raportit një vjeçar – Kontrata Sociale POP Bashkia Tiranë

16.11.2020 Në kuadër të projektit “Monitorimi i zbatimit të kontratës sociale në nivel lokal” i cili zbatohet në 9 bashki të vendit Tiranë, Durrës, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) organizoi sot prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve te “Raportit POP mbi Monitorimin e përmbushjes së prioriteteve të Kontratës Sociale (gusht 2019 – gusht 2020)” në Bashkine Tiranë.

Takimi u realizua pranë Sallës së Këshillit Bashkiak të kësaj bashkie, me pjesëmarrjen e nën kryetares Znj. Anisa Ruseti, drejtuesve të drejtorive përkatëse sipas prioriteteve si edhe qytetarëve të Tiranës. Bazuar në këtë raport, puna e Bashkisë Tiranë është fokusuar në një pjesë të madhe të prioriteteve dhe po zhvillohen plane dhe projekte për plotësimin e tyre në mënyrë të plotë. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list