Trajnim në Kamëz - Protokolli i menaxhimit te rasteve të dhunës në familje përmes MKR-së

12.11.2020 Është organizuar në Kamëz trajnimi i 5 specialistëve të rinj të barazisë gjinore pranë kësaj bashkie. Trajnimi u konceptua në format prezantimi dhe diskutimi, duke sjellë shembuj konkret se si duhet ndjekur rasti që nga momenti i identifikimit.

Në qendër të trajnimit ishte njohja në mënyrë të detajuar të Protokollit të Menaxhimit të Rasteve të Dhunës në Familje në Nivel Vendor përmes Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) si edhe adaptimit të këtij protokolli në kohë pandemie. Të dyja këto dokumenta të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, njohje nga afër e ndryshimeve të reja në ligjin "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare"

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" vijon punën jo vetëm monitoruese të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit pranë kësaj bashkie, por edhe për ngritjen e kapaciteteve sipas nevojave që stafi i kësaj bashkie paraqet.

 

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list