Rritja e qasjes së grave në punësim 2020

Donatori: Demokracia për Zhvillim në Prishtinë, Kosovë me fonde nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë
Objektivi i përgjithshëm: Rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kosovë dhe Shqipëri përmes  advokacisë së synuar për të luftuar diskriminimin gjinor, promovuar punë të denja dhe zbatuar strategji miqësore për gjininë të cilat përmirësojnë praninë e grave në tregun e punës.

Objektivat specifikë:

Rritja e ndikimit të OSHC-ve në politikëbërje sa i përket pozicionit të grave në tregun e punës dhe zbatimit të parimeve të agjendës së punës së denjë.
Zhvillimi i kapaciteteve të agjentëve të komunitetit për të mundësuar një mjedis që nxit fuqizimin ekonomik të grave dhe punën e denjë.
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e tregjeve përfshirëse të punës.

Përmbledhje e dy viteve të para të zbatimit:

Tregjet e punës në Shqipëri karakterizohen nga papunësi dhe norma të larta mosaktivizimi, si dhe mungesa e zbatimit të parimeve të punës së denjë. Adresimi i pabarazive midis burrave dhe grave lejon vendosjen e një rendi shoqëror në të cilin gratë dhe burrat ndajnë të njëjtat mundësi. Projekti synon të adresojë diskriminimin në tregun e punës që vazhdon të ekzistojë në Kosovë dhe Shqipëri – një problem që po pengon aktivizimin e grave në tregun e punës.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list