POP 2020 – Monitorimi i Zbatimit të Kontratës Sociale në Nivel Vendor

Përballja e Ofertave Politike – POP është një nismë e rrjetit të 9 organizatave shqiptare të shoqërisë civile në vazhdën e projektit të 2019-ës. 

POP synon të rrisë debatin publik dhe informacionin tek qytetarët mbi platformat zgjedhore të partive dhe kandidatëve për kryetar bashkie, si dhe orientimin e këtyre platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve. Përmes aktiviteteve, projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke promovuar transparencën dhe llogaridhënien gjatë zgjedhjeve dhe në periudhën pas tyre.

Projekti po zhvillohet nën drejtimin e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në Tiranë.

  • Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC), Durrës
  • Qendra Rinore Vlorë
  • Shoqata për Integrimin e Zonave Informale (SHIZI), Kamëz
  • Qendra Rinore “Epoka e Re”, Fier
  • Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH), Shkodër
  • Qendra Lëvizja Rinore për Demokraci, Pukë
  • Qendra për Progres Rinor, Kukës
  • Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim (RIAS), Pogradec

Kjo nismë mbështetet nga Olof Palme International Center, me fonde nga Ambasada Suedeze në Tiranë dhe National Endowment for Democracy.

Ju lutem ndiqni https://popnetwork.al/ për më shumë detaje. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list