Mbledhja e nënshkrimeve për propozimin e projektligjit “Për krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”

INFORMACIONI MBI NISMËN LIGJËVËNËSE

Komiteti përfaqësues i nismës ligjore kërkon realizimin e nismës ligjore nëpërmjet të cilës do ti propozohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë projektligji “Për Krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.

Komiteti përfaqësues i nismës do të merret me të gjithë procesin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve.

QËLLIMI DHE SHPJEGIMI I PËRMBLEDHUR I NISMËS LIGJVËNËSE

Qëllimi i nismës ligjore është ulja e abuzimit seksual si dhe parandalimi që abuzuesit të bëhen recidivistë.

Projektligji që do ti propozohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, lidhet me mbrojtjen e viktimave nga abuzimi seksual.

Projektligji që do ti propozohet Kuvendit të Shqipërisë, “Për Krijimin Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”, garanton mbrojtjen e viktimave nga abuzimi seksual nëpërmjet krijimit të një regjistri kombëtar të autorëve të krimeve seksuale, regjistër i cili do të jetë publik dhe i aksesueshëm nga të gjithë.

TË DHËNAT PËR PËRFAQËSINË/KOMITETIN PËRFAQËSUES TË NISMËS LIGJVËNËSE

Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, janë organizata jofitimprurëse që prej shumë vitesh veprojnë në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, të cilat përfaqësohen nga:

Znj. Iris LUARASI - Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” Znj. Ines LESKAJ - Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” Znj. Mirela Arqimandriti - Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list