LETËR E HAPUR - Për zgjidhjen e kërkesave të punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh

LETËR E HAPUR

Drejtuar

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Znj. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës

Znj. Anila Denaj, Ministre e Financës dhe Ekonomisë

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Për dijeni:

Znj. Fiona McCluney, UN Resident Coordinator në Shqipëri

Znj. Zhulieta Harasani, Koordinatore Kombëtare, Zyra e Organizatës Ndërkombëtare të Punës

 

“Të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e kërkesave të punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh”

 

Prej disa ditësh shoqëria shqiptare po ndjek grevën e burrave dhe grave në Ballsh, të cilët kërkojnë të marrin pagat e papaguara nga kompania ku punonin, të fituara me djersën e ballit dhe të njohura me vendim gjyqësor nga organet e drejtësisë.

Duke ndjekur me shqetësim grevën e  e tyre dhe duke u njohur me kërkesat e grevistëve, si aktiviste të shoqërisë civile dhe mbrojtëse të të drejtave të grave, sjellim në vëmendje të institucioneve përgjegjëse si vijon se:

Dinjiteti i lindur i të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut);

Shqipëria aderon në të gjitha Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka ratifikuar konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO, në mënyrë të veçantë, Konventën 81, “Për inspektimin e punës”;  

Organet e Shtetit shqiptar kanë detyrë të marrin masa të përshtatshme për ta mbrojtur të drejtën për punë dhe të drejtën për të siguruar mjetet e jetesës përmes punës, sikurse vendos “Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore”;

Shteti Shqiptar siguron të drejta të barabarta për burrat dhe gratë në fushën e Punës, sikurse është sanksionuar në “Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” të ratifikuar nga Shqipëria në vitin 1993,

Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në kuadrin e të Drejtave dhe Lirive Ekonomike e Sociale, si dhe në të gjitha aktet Ndërkombëtare si më sipër,

Bazuar në legjislacionin e punës, i cili kërkon respektimin e të drejtave të punëmarrësve nga punëdhënësit, ndër të tjera të drejtën që Punëdhënësi t’i paguajë rregullisht pagën punëmarrësit,

Bazuar në legjislacionin për inspektimin e punës, i cili parashikon se Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të sigurojë zbatimin e dispozitave ligjore për kushtet e punës dhe për mbrojtjen e punëmarrësve në ushtrimin e profesionit të tyre, për kohëzgjatjen e punës, pagat, etj.,

Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga Shteti Shqiptar, për zgjidhjen e kërkesave të grave dhe burrave naftëtarë të Rafinerisë në Ballsh.

Kërkesat e paraqitura ngrenë dy çështje themelore:

1.      Çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtat e punëtorëve, që duhet të garantohen e mbrohen nga shteti shqiptar, të drejta të cilat në Ballsh janë shkelur rëndë.

2.      Çështjen e mbrojtjes së të drejtave social-ekonomike të punonjësve të cilat shkelen nga persona juridikë privatë që veprojnë në territorin e Shqipërisë. Edhe në këto raste Shteti Shqiptar ka përgjegjësi për garantimin e këtyre të drejtave dhe mbrojtjen e punonjësve nga abuzimet, pavarësisht se kanë ardhur nga persona privatë. Problemi i marrjes së pagave nga naftëtarët është çështje që zgjidhet me fuqinë e shtetit, i cili duhet të garantojë se të drejtat në punë të shtetasve të tij janë respektuar nga punëmarrësit privatë.

E gjithë ngjarja në Ballsh tregon për shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punëtorëve në mënyrë të veçantë, shkeljen e së drejtës për të pagë e shpërblim për punën e kryer,  shkeljen e parimit të sigurisë juridike, duke mos u njohur punonjësve të drejtat e  fituara, duke mos u garantuar një punë dhe duke mos i lejuar të rifillojnë punë në Rafineri, punonjësit grevistë.

Për sa më sipër, i kërkojmë Qeverise Shqiptare:

  • Të respektojë dhe të mbrojë të punësuarit e Rafinerisë  së Ballshit, duke dëgjuar pretendimet e tyre;
  • Të kryejë sa më parë mbledhjen me forcë të detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve;
  • Të garantojë mjetet për jetesë  për secilën  familje, e cila ka mbetur pa të ardhura  dhe pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre,  duke ofruar mbështetje me ndihma financiare të menjëhershme deri në rifillimin e një pune të denjë për ta.

Dialogu social dhe zgjidhja e shpejtë duhet të ofrohet menjëherë nga Qeveria. Gjendja shëndetësore e grevisteve po rëndohet dhe duhet të konsiderohet se situata e pandemisë së krijuar nga COVID-19 vë në rrezik serioz shëndetin e grevisteve.

Në pritje të zgjidhjes së shpejtë dhe pa hezitim që gratë në grevë të kthehen pranë familjeve të tyre.

1.      Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

2.      Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare

3.      Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare

4.      Linja e Këshillimit për Gra e Vajza

5.      Aleanca LGBT

6.      Refleksione

7.      Gratë në Shërbim Publik

8.      QZHK “Sot për të Ardhem”

9.      Qendra Psiko Sociale "Vatra"

10.  Qendra Burimore e Mjedisit Shqiperi

11.  Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim

12.  Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim

13.  Gruaja tek Gruaja, Shkodër

14.  Shoqata Gender Paqe e Siguri

15.  Qendra "Agritra-Vizion''

16.  Rrjeti per Demokraci i Grave ËDN Albania

17.  Qendra per Progres Rinor Kukes 

18.  Qendra Levizja Rinore per Demokraci Puke 

19.  Qendra e Zhvillimit te Shoqerise Civile, Durres

20.  Epoka e Re, Fier

21.  Komiteti Shqiptar i Helsinkit 

22.  Ne dobi te shtresave ne nevoje dhe personave me aftesi te kufizuara, Elbasan

23.  IRCA ROMANIPE

24.  Qendra për të Drejtat e Gruas Rome

25.  Intelektualet e rinj, Shprese

26.  GO2_Organizate per Planifikim te Qendrueshem Urban

27.  YWCA

28.  Qendra per Zhvillim dhe Promovim Social

29.  Neë Impact Association

30.  CRCA/ECPAT 

31.  Ambasada PINK

32.  Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut

33.  Fondacioni MUZEU I GRAVE

34.  Streheza per gra dhe vajza

35.  Qendra Rinore e Vlores

36.  Forumi Civil Selenice

37.  Institute for the Promotion of Social and Economic Development 

38.  Rromano Kham

39.  Shoqata e Gruas Jona, Sarande 

40.  Qendra Gruaja Komuniteti Mjedisi, Roskovec

41.  Qendra e Gruas "Hapa te Lehte", Shkoder 

42.  Resurset ne Zhvillim

43.  Qendra Traditë-Art-Libra 

44.  Shoqata Projekte Vullnetare Nderkombetare (PVN Albania)

45.  Gruaja në Integrim, Shkodër   

46.  Rromani Baxt Albania 

47.  YMCA – Shkoder

48.  Agjencia e Zhvillimit Ekonomik te Qendrueshem  (SEDA)  

49.  Down Syndrome Albania Foundation

50.  Dea

51.  Qendra per Zhvillim Bashkepunim Integrim

52.  Qendra per Zhvillimin e Grave Rurale

53.  Te Ndryshem &Te Barabarte

54.  Observatori per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve

55.  Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetezim (EDEN) 

56.  Ne Dobi te Gruas Shqiptare

57.  Shoqata per Integrimin e Zonave Informale, Kamez

58.  MEDPAK, Librazhd

59.  Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillim 

60.  Shoqata Gender, Paqe e Siguri

61.  Mary Ward Loreto

62.  Shoqata Disutni Albania

63.  Tjeter Vizion

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list