Forumi publik POP 2019 – Tiranë

25.6.2019 Me synimin e marrjes së mendimit qytetar në periudhën Mars-Prill 2019 u organizuan në territorin e Bashkisë Tiranë forume me përfaqësues të komunitetit. Në takime morën pjesë burra, gra, vajza dhe djem që përfaqësonin grupe të margjinalizuara dhe qytetarë aktivë, të cilët me anë të pikëzimit vlerësuan performancën e Bashkisë dhe identifikuan nevojat dhe prioritetet e qytetarëve.

Në Forume u diskutuan 25 çështje që u përkasin katër fushave kryesore që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi komunitetin vendor: 1. Shërbimet publike; 2. Zhvillimi ekonomik vendor; 3. Dimensioni social dhe 4. Demokracia vendore.

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" organizata lider e Rrjetit POP në datë 25.6.2019 organizoi Forumin Publik ku prioritetet kryesore të përzgjedhura nga komuniteti i'u prezantuan Kandidatit për Kryetar Bashkie në Tiranë, Z. Erion Veliaj. Pas prezantimit të prioriteteve dhe diskutimeve për secilin prej tyre, u finalizua me firmosjen e Kontratës Sociale.

Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP”, synon të rrisë debatin publik dhe informacionin te qytetarët si dhe orientimin e platformave drejt nevojave dhe prioriteteve të tyre. Përmes aktiviteteve projekti synon të forcojë demokracinë shqiptare, duke nxitur transparencën dhe llogaridhënien.

Organizatat e Rrjetit: Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Tiranë; Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës;  Qendra Rinore Vlorë; Shoqata për Integrimin e Zonave Informale, Kamëz; Epoka e Re, Fier; Intelektualët e Rinj Shpresë, Shkodër; Lëvizja Rinore për Demokraci, Pukë; Qendra Rinore për Progres, Kukës, Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim, Progradec.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list