Takime me studentët e konviktit Pukë

29.10.2018 Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), po vazhdon zbatimin e aktiviteteve në kuadër të Projektit: "Fuqizimi i Grave në Shqipëri për të Siguruar Mundësi të Barabarta", kushtuar fuqizimit të grave rurale të Pukës në Njësinë Administrative Luf, Bashkia Pukë. Projekti u kushtohet jo vetëm grave, por edhe tre grupeve të të rinjve nga Tirana, Roskoveci dhe Puka. Projekti financohet nga Ministria Sllovene e Punëve të Jashtme. Për implementimin e këtij projekti GADC po bashkëpunon me Forum za enakopraven razvoj - FER. 

Grupi i të rinjve Puka i përfaqësuar nga Anisa dhe Enklajd, organizoi një takim më 8 tetor 2018 me një grup studentësh të rinj që jetojnë në konvikt. Studentët ishin nga fshatra të ndryshëm: Iballja, Bushati, Qelez, Flet, fshati Kerthpule, Fshati Vrrithi. Të gjithë këta fshatra janë pjesë e komunës së Pukës.

Ata bënë një diskutim dhe intervista me ta duke bërë disa pyetje në lidhje me kushtet e konviktit dhe në lidhje me paragjykimet midis shokëve të klasës. Studentët informuan se kushtet nuk ishin të mira dhe se disa pajisje të rëndësishme për studimet në konvikt mungonin. Për shembull: 1) Kompjuter Desktop; 2) Printeri brenda objektit të Konviktit; 2) një dhomë studimi me kushte bashkëkohore. Ata hanë tre vakte gjatë ditës, ushqimi ishte falas. Ata nuk kishin një psikolog në konvikt, por kishin një në shkollë. Së bashku me psikologun e shkollës ata bënë disa seanca informuese mbi tema të tilla si ngacmimi, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera që ata kishin si lëndë në klasë që u zhvilluan gjatë javës.

Konvikti ishte në ndërtim e sipër, kushtet do të përmirësoheshin edhe më shumë pasi të kishte përfunduar ndërtimi. Djemtë kanë dushet e tyre, dhe vajzat kanë të tyret. Ata janë të ndarë.

Klajd dhe Anisa kontrolluan dhomat dhe dushet dhe në përgjithësi kushtet ishin në rregull, por një nga vajzat e grupit tha se u duhen kompjuterë, laptopë ose kompjuter desktop për të punuar në projektin që kanë në shkollë.

Lidhur me çështjet në lidhje me paragjykimet, kishte disa çështje të tilla si: 1) Studentët që vinin nga fshatrat mënjanohen për shkak të dialektit; 2) Për mënyrën e veshjes.

Të gjithë, djemtë dhe vajzat nga fshatrat nuk ishin aq të socializuar me bashkëmoshatarët ose shokët e tyre të klasës. Ata qëndrojnë me miqtë e ngushtë me vajzat e konviktit në këtë rast. Por nuk shoqëroheshin shumë me miqtë e tyre nga qyteti i Pukës në klasë. Për djemtë rasti është pak më ndryshe ata nuk ishin shoqëroheshin aq shumë me shokët e tyre të klasës nga Puka. Djemtë ishin të mënjanuar për shkak të gjuhës dhe mënyrës së shkrimit me dialekt. Vajzat më shumë për pamjen apo mënyrën sesi vishen.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list