Marinela Seitaj - Koordinatore Projektesh

Marinela Seitaj zotëron mbi 6 vite eksperiencë profesionale të kombinuar në koordinim, zhvillimin e të rinjve dhe në punë administrative në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka një eksperiencë të gjerë me projekte të ndryshme të Bashkimit Europian ku ka qënë e përfshirë në trajnime, shkolla verore etj. Nëpërmjet eksperiencës së saj dhe punës vullnetare, ajo ka zhvilluar aftësi komunikuese dhe ndërpersonale si dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis dinamik dhe ndërkulturor.

Ajo është diplomuar në ciklin Bachelor në degën Financë-Bankë si dhe ka përfunduar ciklin Masteri Shkencor në degën Financë-Bankë, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti Europian i Tiranës. Marinela i’u bashkua ekipit të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim në Qershor 2020.

Në pozicionin e koordinatores është përgjegjëse mbi:

  • Organizimin dhe marrjen pjesë në takimet me palët e interesuara.
  • Sigurohet që të jenë respektuar afatat e përcaktuara në projektin koordinues.
  • Mbikëqyr projektet aktuale duke koordinuar stafet pjesëmarrëse për realizimin e detyrave saktë dhe në kohë.
  • Përgatit raportet për projektin lidhur me raportimin tek donatorët sipas afateve të përcaktuara në bashkëpunim me menaxheren/in e projektit.
  • Përgatit materiale prezantuese lidhur me projektin për takimet/aktivitetet e planifikuara.
  • Siguron mbështetje mbi punë administrative në organizatë sipas nevojës.
  • Hulumton në lidhje me tema dhe çështje që janë me interes për objektivat e organizatës.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list