Takimet përmbyllëse në kuadër të projektit "Krijimi i grupeve Policim-Komunitet kundër dhunës në familje"

15-16 janar 2019

Më datë 15 dhe 16 Janar 2019 pranë ambienteve të Njësisë Administrative Pezë, dhe bibliotekes "Musine Kokalari" në njësinë administrative nr. 7, organizuam aktivitetet përmbyllëse për projektin me titull “Krijimi i grupeve Policim-Komunitet kundër dhunës në familje në 4 njësi administrative, Baldushk, Farkë, Pezë dhe NjA,7 Tiranë" mbeshtetur nga Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA

Të pranishëm ishin përfaqësuesit e njësisë, policise ndërlidhësit me komunitetin si dhe persona nga komuniteti. Ky takim ishte një retrospektivë e gjithë procesit të implementimit të projektit. Keto takime ishin te një rëndësie të veçantë sepse në to u gjendën bashkë të gjithë aktorët kryesorë pjesë të këtij projekti, midis të cilëve dhe policia si një tregues i vendosjes së një marrëdhënieje të frytshme e solide midis saj dhe komunitetit në ndihmë të kauzës së dhunës në familje.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list