Gratë në Media dhe roli i tyre - Takimi i dytë

24 prill 2019

Barazia gjinore, dhuna me bazë gjinore, të drejtat e grave në tregun e punës, përgjigjet e qeverisë mbi çështjet e barazisë gjinore dhe roli i madh mediatik ndaj vlerave shoqërore ishin temat e diskutimit me H.E Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe gratë gazetare shqiptare.

U diskutua gjithashtu për rolin domethënës që duhet të luajnë gratë në politikë dhe vendimmarrje, për të avancuar barazinë gjinore në Shqipëri.

Ky aktivitet është pjesë e tre takimeve të Grave në Media të organizuara nga Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), si pjesë e iniciativës së GADC "Gratë në Media" të mbështetur nga Ambasada e Mbretërsë së Bashkuar në Tiranë, përmes një granti dhe mbështetje teknike nga East West Management Institute, Inc.

Këto takime të Grave në Media inkurajojnë gratë gazetare, redaktore dhe producente të angazhohen aktivisht në përpjekjet për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), si dhe për të përdorur më mirë procesin e integrimit të vendit në BE për të drejtat e grave, përfshirë të drejtat e grave në sektorin e medias.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list