Raundi i parë i lançimit të 5 Seed Grants për organizata apo dhe grupe grash.

25 prill 2019

Pranë ambjenteve të Qendrës Sociale, në Roskovec, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim( GADC) organizoi raundin e parë të lançimit të 5 Seed Grants për organizata/grupe grash.

Projekti rajonal “Qasja e grave në punësim” vjen si një bashkëpunim midis Demokracisë për Zhvillim (D4D), Kosovës dhe Qendrës për Aleancën Gjinore për Zhvillim (GADC), Shqipëri. Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.

5 fituesit e granteve janë: 

  • “Ngritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave në prodhimin artisanal të sapunit në bashkinë e Urës Vajgurore.” nga Nisma Shoqërore Arsis.
  • “Fuqizimi i grave të NJ.Ad.Luf-Qerret” nga 5 gra fermere në Pukë.
  • “Rehabilitimi i pjesëve të dëmtuara të veshjeve tradicionale të zonës” nga Dake Gjoni.
  • ”Qëndistaret e Roskovecit” nga “Gruaja Komuniteti Mjedisi”.
  • “Përfshirja e grave të Patosit” nga Qendra për të Drejtat në Punë, Tiranë.

Ky aktivitet u përshëndet nga Ambasadori Norvegjez në Kosovë dhe Shqipëri, Ambasadori SH.T Ambasadori Per Strand Sjaastas dhe Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, znj. Majlinda Bufi. Në aktivitet morën pjesë të gjithë fituesit si dhe gratë e bashkisë së Roskovecit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list