Tryezë diskutimi në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës së grave punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

29 maj 2019

"Aleanca Gjinore per Zhvillim" në bashkëpunim me Unionin e Fasionistëve të Shqipërisë si dhe me Inspektoriatin e Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor organizoi një tryezë me bazë të gjerë diskutimi në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës së grave punonjëse në sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

Dialogu midis krerëve të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe përfaqësuesve të bizneseve të këtij sektori do të shërbejë për përmirësimin e kushteve të punës dhe zbatimin më të mirë të Kodit të Punës si dhe të Ligjit për Sigurinë e Shëndetin në Punë ne kete sektor.

Në takim morën pjesë Aleko Polo, përfaqësues i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Arben Seferaj, Krye Inspektor, Inspektoriati Shtetëror i Punës, Vjollca Braho, Krye Inspektore, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Erion Prifti, Zv. Drejtor i përgjithshëm i tatimeve, Bardhi Sejdarasi, drejtor ekzekutiv, Unioni i Fasonistëve të Shqipërisë, Edison Hoxha, Qendra per te Drejtat e Punetoreve.

Në këtë dialog morën pjesë përfaqësues të sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, President i Konfederata Sindikatave te Shqiperise- KSSh, Anisa Subashi, zëvendës presidente e KSSh, Hajdar Kanani, Sekretar i Pergjithshem i Federates se Sindikatave te Punonjesve te Tekstilit dhe artizanatit, Konfederata Sindikatave te Shqiperise, Myftar Ismalaja, President i SPILT Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise- BSPSH
Ky dialog publik u realizua në kuadër të projektit “Të drejtat e grave punonjëse në sektorin e veshjeve e këpucëve”, të mbështetur nga Olof Palme International Center dhe Embassy of Sweden in Tirana

Në takim mori pjesë dhe solli përvojën suedeze në Shqipëri në lidhje me bashkëpunimin sindikal për përmirësimin e kushteve të punëtorëve Johan Schmidt, Koordinator Rajonal, Olof Palme Centre International dhe Plejada Gugashi koordinatore per Shqiperin e OPC.

Rekomandimet qe dolen nga takimi do te ndiqen me tej nga "Aleanca Gjinore per Zhvillim", ne kuader te punes 3-vjecare per pune te denje dhe përmirësimit te kushteve të punës së grave punonjëse në sektorin e rregjimit të përpunimit aktiv në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list