Takim me grupin rinor Pukë - Fuqizimi i grave në Shqipëri

17 korrik 2020

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" (GADC), në kuadër të Projektit: “Fuqizimi i Grave në Shqipëri për të siguruar mundësi të barabarta˝, organizoi një takim me Grupin Rinor Puka në ambientet e Hotel Turizmit në Pukë.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin 9 vajza pjesë e këtij grupi të cilat në mënyrë aktive ndanë me ne sfidat, vështirësitë dhe dilemat e tyre të përditshme, duke treguar gjithashtu një vullnet të fortë dhe përkushtim për të ecur përpara.


Ky projekt i kushtohet fuqizimit të vajzave dhe grave rurale të Pukës në Njësinë Administrative Luf, dhe financohet nga Ministria Sllovene e Punëve të Jashtme https://www.facebook.com/mfaSlovenia/. Për implementimin e këtij projekti GADC po bashkëpunon me Forum za enakopraven razvoj - FER https://www.facebook.com/forumfer/.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list