Activities
Vajzat e "Gjej Za" në zyrën e GADC
12 shtator 2020
Takuam sot dy nga vajzat e talentuara dhe kurajoze "DECODERS" që kanë përgatitur nje aplikacion për të luftuar dhunën me bazë gjinore "Gjej Za".
Super vajzat nga Shqipëria që fituan "Technovation Challenge in Silicon Valley."
GjejZâ ka në qendër një program 30 ditor ku çdo ditë përdoruesi thyen një besim të pavërtetë (mit) në lidhje me dhunën, përmirëson shëndetin mendor me anë të ushtrimeve të frymëmarrjes dhe gjen guximin për të kërkuar ndihmë nga histori motivuese të grave të tjera që kanë fituar mbi situata të ngjashme.
GjejZâ përmbledh dhe bën më të përdorshme burimet dhe shërbimet, që ofrojnë ndihmë dhe këshillim. Në këtë kategori hyjnë shërbimet ligjore, mjekësore, psikologjike etj. Të aksesueshme do të jenë edhe një sërë mundësish trajnimi dhe punësimi, për të fuqizuar ekonomikisht gratë. Ndihma e menjëhershme mund të kërkohet më lehtë nëpërmjet SOS, kategorisë ku mund të kontaktoni drejpërsëdrejti të gjithë numrat e emergjencës.