GADC sjell në Shqipëri eksperten Rebecca Vagi - në takime dhe trajnime mbi luftën kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

28-31 tetor 2019

Një maratonë aktivitetesh në lidhje me reagimin kundër Dhunës me Bazë Gjinore u organizuan nga Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" këtë javë me eksperten Rebecca Vagi (Angli), duke përfshirë: 

  • Workshop me monitorueset nga organizatat anëtare të AWEN (Rrjeti i Fuqizimit të Grave në Shqipëri) që po monitorojnë Mekanizmat e Koordinuar të Referimit në 6 bashki: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë; 
  • Workshop me punonjës të barazisë gjinore nga disa bashki;
  • Workshop me anëtarët e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të Bashkisë Elbasan; 
  • Një vizitë dhe diskutim me punonjësit socialë dhe psikologët pranë Qendrës Kombëtare për Viktimat e Dhunës në Familje.

Këto aktivitete janë pjesë e projektit: ""Ndërtimi i kapaciteteve të OShC-ve për të monitoruar zbatimin e aktiviteteve në lidhje me zvogëlimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunën në familje të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore 2016-2020"

Ky projekt zbatohet nga GADC në kuadër të programit rajonal "Zbatojmë Standartet, Ndryshojmë mendësitë" – Ti japim fund Dhunës ndaj Grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, e financuar nga European Union in Albania
dhe zbatohet nga UN Women Albania. 

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list