GADC në ndihmë të punonjësve të fasonerive me pajisje personale mbrojtëse

23 korrik 2020

Gjatë muajit korrik Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" shpërndau pajisje personale mbrojtëse, në kuadër të projektit “Fonde Emergjence në Ndihmë për punonjësit e industrisë së veshjeve gjatë #COVID-19”, mbështetur financiarisht nga organizata Public Eye me zyra qëndrore në Zvicër përmes rrjetit Botëror Clean Clothes Campaign

GADC në kuadër të situatës pandemike COVID-19 vizitoi 4 fabrika të sektorit të veshjeve, përkatësisht në Lushnjë, Shkozet, Lezhë dhe Shkodër duke ndihmuar punëtorët me blerjen dhe dhurimin e pajisjeve personale mbrojtëse PPM si maska dhe disinfektantë.

Mbi 1500 punonjës të këtij sektori përfituan nga kjo nismë!

GADC vizita të tilla i shfrytëzoi edhe për të dhënë një pasqyrë të përgjithshme mbi legjislacionin shqiptar në kuadër të të drejtave të grave në tregun e punës, pasi GADC prej vitesh është në krah dhe në mbrojtje të punëtoreve të fasonerive dhe përçon zërin dhe kërkesat e tyre në aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Nëse keni hasur vështirësi në punë apo/dhe të drejtat tuaja nuk respektohen, telefononi në numrin tonë të gjelbër 08001818.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list