Respekt për të drejtat në punë të grave dhe burrave në sektorin e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve

9 mars 2020

Në kuadër të aktiviteteve "Unë jam brezi i barazisë, për të realizuar të drejtat e grave" të organizuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri më 9 mars 2020 në Europe House, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat në Punë (CLR) dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore organizuan një tryezë të rrumbullakët diskutimi me temën: "Respekt për të drejtat në punë për gratë dhe burrat në sektorët e industrisë”.

Në këtë takim u prezantuan dhe u diskutuan çështje të lidhura me të drejtat e punëtoreve në sektorin e tekstileve dhe këpucëve nga GADC; çështje lidhur me të drejtat në punë të grave dhe burrave në sektorë të tjerë të industrisë nga CLR; raportim mbi inspektimet dhe këshilla për të drejtat e punëtorëve në fabrikat tekstile dhe të këpucëve nga Inspektorati i Punës.

Bashkëpunimi mes të gjitha palëve, intensifikimi i kontrolleve, forcimi i punës së sindikatave, ndjekja e rasteve dhe zgjidhja e tyre në bashkëpunim ishin disa nga rekomandimet kryesore nga ky takim.

Diskutime të tilla vijojnë në kuadër të planeve dhe kalendarit të aktiviteteve që GADC ka parashikuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve në sektorin tekstil dhe të këpucëve.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list