Promovimi i të drejtave të punës për gratë

Tiranë, 22 Janar 2020

Katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile nga rajoni do të përfitojnë grante në vlerë prej rreth 200,000 € në total nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe partnerët e tjerë në Koalicionin e Organizatave për të Drejtat e Grave kundër Diskriminimit në Ballkanin Perëndimor.

Organizatat përfituese nga Shqipëria janë Rrjeti i Fuqizimit të Gruas, Qendra për Zhvillim Komunitar "Sot për të Ardhmen" si dhe Linja e Këshillimit për Vajza dhe Gra. Nismat e tyre kanë për qëllim promovimin e të drejtave të grave në vendin e punës dhe adresimin e diskriminimit si pjesë e nismës: "Promovimi i të Drejtave të Punës për Gratë", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.

#DiskriminimiBënDëm #PunëPaDiskriminim

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list