Takim me Gratë Punonjëse në Fasoneri në Qytetin e Tiranës

12.03.2024

Me datë 12 mars 2024, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi një takim të veçantë me gratë punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në qytetin e Tiranës. Tema kryesore e takimit ishte "Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës."

Një aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte pagat e denja. Është koha që t'i japim rëndësi të barabartë pagesës për punën që këto gra kryejnë. Gjatë takimit, u prezantuan në mënyrë të detajuar kontratat e punës për gratë punonjëse në sektorin e fasonerisë, duke përfshirë ato individuale, kolektive, me kohë të caktuar dhe me kohë të papërcaktuar. Diskutimet u përqëndruan në rreziqet dhe të drejtat në punë, duke trajtuar çështje si sëmundjet, dispozitat për gratë shtatëzana, puna e natës, mëmësia, përkujdesja për fëmijët në ngarkim, leja prindërore, orët e punës, puna me turne, koha javore e punës dhe pushimet. Po ashtu, u diskutua për marrëdhëniet e punëdhënësit dhe punëmarrësit në rastet e zgjidhjes së kontratës.

Një fokus i veçantë i diskutimit ishte organizimi dhe bashkëpunimi midis grave punonjëse në sektorin fason. Vetëm duke bashkuar zërat tanë dhe duke përdorur argumentet e forta, mund ta ndryshojmë këtë situatë. Le të krijojmë një shoqëri ku të drejtat gjinore respektohen dhe pagat janë të drejta.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list