Webinari i dytë i organizuar nga RRMBGJ – Në kërkim të një rimëkëmbje feministe pas COVID-19.

Sot, Rrjeti i Mbikqyrjes së Barazisë Gjinore (RrMBGj) organizoi webinar-in e dytë të titulluar "Në kërkim të një rimëkëmbjeje feministe pas COVID-19", në të cilin morën pjesë më shumë se 80 pjesëmarrës.

Webinari u hap nga znj.Olga Martinez Gonsales, e cila është pikë fokale gjinore në DG NEAR në Komisionin Evropian. Ajo shpjegoi Planin e Veprimit Gjinor III (PVGJ) të BE-së dhe përkushtimin e tij për buxhetimin e përgjigjshëm gjinor. Ajo theksoi se, dokumenti përbëhet nga pesë shtylla - angazhimi i BE-së për barazi gjinore, angazhimi strategjik i BE-së, gjashtë fusha kryesore për angazhim, BE udhëheq përmes shembullit dhe shtylla e llogaridhënies.

Më pas foli znj.Marija Risteska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Hulumtim e Politikëbërje dhe drejtoreshë rajonale e RrMBGj.

Risteska prezantoi gjetjet kryesore të monitorimit të ndikimit fiskal të Covid-19 tek gratë në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë. Ajo tha se, janë vënë re sfida dhe problematika serioze në plotësimin e nevojave të grave dhe burrave të ndryshëm, në pothuajse të gjitha fushat e hulumtuara – afati kohor i përgjigjes, përgjegjshmëria gjinore e buxhetit (masat fiskale për përgjigja ndaj COVID-19), transparenca e procesit të reagimit ndaj Covid-19, llogaridhënia për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe ndikimi tek gratë, si dhe ndikimi i masave fiskale gjinore të Covid-19. Ajo gjithashtu u përqëndrua në rekomandimet për përmirësimin e situatës së evidentuar si, më shumë mbështetje për gratë sipërmarrëse, platforma dixhitale dhe rrjetëzim, në mënyrë që gratë të kenë qasje më të mirë në financa. Ajo foli për kriteret gjinore në mbështetjen buxhetore dhe paketat e rimëkëmbjes të ofruara nga BE si kërkesë për miratimin e tyre, etj.

Folësja e rradhës ishte znj. Laura Turquet -Këshilltare e Politikave të UN Women dhe nënkryetare e ekipit të hulumtimit dhe të dhënave. Ajo shtjelloi “Planin feminist” për qëndrueshmëri dhe drejtësi sociale. Znj. Turquet theksoi se më shumë se 54 mil. gra kanë humbur punën e tyre në dy vitet e fundit dhe se sektori i kujdesit vazhdon të mbetet shumë i papaguar. Një çështje serioze është fakti që gratë mbeten të papërfaqësuara në ekipet e grupit të punës në të gjithë botën, kështu që një kontratë e re sociale, e bazuar në feminizëm, drejtësi sociale dhe ekologji është mëse e nevojshme.

Folësja e fundit ishte Elisabeth Klatzer nga Femme Fiscal në Austri, e cila foli mbi fushatën e advokimit të Femme Fiscale "Mehr fur care". Ajo reflektoi gjithashtu mbi tre paketat kryesore të investimeve që do të sillnin një ekuilibër në sektorin e kujdesit: arsimimi i ardhshëm, paketa e kujdesit dhe paketa e kursimeve /solidaritetit. Znj. Klatzer tha se më shumë para publike janë thelbësore për më shumë personel, kushte më të mira pune, të ardhura minimale për kategoritë në nevojë, kujdesin për fëmijët dhe parandalimin e dhunës në familje. Ajo tha gjithashtu se pandemia solli bërjen e disa hapave prapa në sektorin e kujdesit dhe kritikoi planet e rimëkëmbjes së BE-së, të cilat janë “të verbëra” nga aspekti gjinor.

Klikoni këtu për të ndjekur takimin e plotë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list