Historia e Jonidës, 22 vjeç

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Ajotregon ka takuar Jonidën një vajzë e cila është përballur me vështirësitë në moshë fare të re që prej momentit që është dianostikuar me epilepsi, sëmundje e cila e shoqëron dhe sot.  Por vuajtjet për të nuk përfunduan këtu ajo vazhdimisht është ndjerë e keqtrajtuar dhe e kërcënuar nga familja e ish bashkëshortit. Gjatë rrëfimit të saj shprehet se “Kam jetuar momente ferri, nuk kam fjalë të përshkruajë ato ndjesi”. Shpresa e saj e vetme janë fëmijët që janë rritur mes skenave të dhunës, kërcënimeve dhe qarjeve papushim të nënës së tyre. Duke jetuar në ambjent që vetëm familje nuk mund të quhej ajo përseri kalon një tjetër moment të vështirë duke humbur dy fëmijët binjakë. Arsyeja kuptohet për shkak të dhunës që ushtrohej mbi të dhe duke mos u lejuar nga ishbashkëshorti të ushqehej për të sjellë në jetë këta fëmijë. Si një nënë e vetmë shqetësohet cdo ditë sesi t’ja dalë me faturat mujore, e duke jetuar me qira kjo vështirëson dhe më tepër situatën e saj. Të ardhurat e mija janë vetëm një pension invalidi dhe një ndihmë ekonomike, imagjinojeni vet si mund të bëjë të lumtur fëmijët e mi në këto kushte, shpehet Jonida. E natyshëm e mbyll këtë rrëfim duke pyetur po ju a mund të më ndihmoni?

A mund ta ndihmosh?

Na kontaktoni në: 

email: [email protected]   

Facebook: facebook.com/ajotregon   

Instragram: instagram.com/ajotregon 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list