Activities
Tryezë Diskutimi “Tërmeti dhe Rimëkëmbja” - Një vit pas Konferencës së Donatorëve
22 shkurt 2021 Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”(GADC) organizoi një Tryezë Diskutimi me temë: “Rimëkëmbja e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019”, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë”.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të njësive të vetqeverisjes vendore dhe monitorimi i veprimeve të tyre në lidhje me ndihmën ndërkombëtare për rimëkëmbjen e familjeve pas tërmetit” projekt i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes organizatës “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas-AWEN.” Në këtë tryezë u diskutua puna e GADC-së për monitorimin e proçesit të rindërtimit pas tërmetit në disa njësi administrative pilot, në Bashkinë Durrës si dhe situata socio - ekonomike e qytetarëve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Në këtë tryezë gjithashtu u diskutua në lidhje me (grante, projekte dhe hua) të grumbulluara për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, në Konferencën e Donatorëve "Bashkë për Shqipërinë" organizuar në Bruksel në datë 17 Shkurt 2020.
Rimëkëmbja e familjeve të prekura nga tërmeti një vit pas konferencës së donatorëve u diskutua nga aktorë të ndryshëm përfshirë, përfaqësues të Qeverisë dhe të instituticioneve në nivel vendor, banorë të njësive bashkiake Sukth dhe Katund i Ri, institucionet publike si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Emergjencat Civile, donatorë që operojnë në Shqipëri dhe organizata të shoqërisë civile.
Diskutimi u fokusua edhe në rekomandime se si mund të kontribuohet për të menaxhuar fatkeqësi të tilla natyrore në të ardhmen në sajë të zbatimit të programeve të rindërtimit me qëllim rimëkëmbjen e shpejtë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Lexoni buletinin informativ duke klikuar ketu