Tryezë diskutimi Vlorë - Niveli i zbatimit të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020

23 dhjetor 2020 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me bashkinë Vlorë organizoi tryezën e diskutimit me temë “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR)! Gjetje dhe sfida në zbatim të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020” 

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të monitorimit të MKR-së pranë bashkisë Vlorë, sfidat dhe rekomandimet e secilit prej anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinar në menaxhimin e rasteve të dhunë ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje. 

Referuar periudhes janar - nëntor 2020, janë realizuar në nivel të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në bashkinë Vlorë:

  • 1 mbledhje e Komitetit Drejtues; 
  • 8 mbledhje të Grupit Teknik Ndërsektorial; 
  • Firmosja e Protokollit të Ri për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare; 
  • Rishikim dhe ri-nënshkrimi i Marrëveshjes për MKR; 
  • 20 grupe aktivitetesh me natyrë ndërgjegjësuese dhe rritje kapacitetesh gjatë vitit dhe fushatave kombëtare kundër dhunës; 
  • Janë trajtuar nga MKR rreth 250 raste të dhunës në familje. 

 

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” me mbështetjen e UN Women.

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list