Takim me gra që i mbijetuan dhunës!

26.11.2020 Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, zhvilloi sot nje takim të mbyllur online me gra, që i mbijetuan dhunës në familje.

Synimi i këtij aktiviteti ishte për të dëgjuar nga afër dhe për të ndërhyrë në përmirësimin e jetës së tyre. Gratë në mënyrë të sinqertë ndanë historitë dhe problematikat e hasura gjatë përditshmërisë. Gjatë takimit ato patën mundësinë të bisedonin nga afër me koordinatoren vendore të dhunës në familje pranë Bashkisë Tiranë Znj. Anjeza Bojaxhiu, juristen e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare Znj. Lirie Dina e cila preku risitë në kuadrin ligjor gjatë muajve të fundit, si dhe psikologen Znj. Arjola Panteqi për t’u informuar mbi praktikat e rëndësishme që duhen ndjekur me fëmijet që janë pjese e ambjenteve ku është prezente dhuna.

Ky takim do të ketë ndjekje edhe ne ditët në vijim për problematikat e ngritura prej grave dhe nevojave që ato paraqesin duke i drejtuar për shërbime apo mbështetje të tjera.

Dëgjo!Beso!Mbështet!
#botaportokalli #16DaysofActivism #orangetheworld


Ky takim vjen në kuadër të Projektit: "Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UN Wome

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list